EGO 2 | Official Trailer

Drilon Hoxha Sep 7, 2026 1:52 37,262 YouTube views 1 opens here

This video was discovered through MyVideoLibrary, a public long-form video discovery platform using official YouTube embeds.

EGO 2 | Official Trailer

Besimi tronditet kur zbulon se nusja e ardhshme e djalit të tij është pikërisht vajza që ai kishte operuar fshehurazi, për të mbuluar një të kaluar që askush nuk duhej ta mësonte. Kur Xhulia i rrëfen se pas këtij sekreti fshihet Lalani, trafikanti që e kishte dhunuar dhe që tashmë ndodhet në burg, Besimi i kërkon t’i tregojë Minos të vërtetën — ndërsa vetë hesht për sekretin që e lidh me të. Nga qelia, Lalani nis një lojë hakmarrjeje të pamëshirshme. Një plan i përpiktë, që pas sulmit ndaj Xhulias, e bën edhe Besimin të dyshojë se autori mund të jetë vetë djali i tij. EGO 2 është një thriller i fuqishëm ku e vërteta, faji dhe hakmarrja përplasen në një kurth që mund të shkatërrojë një familje të tërë. Bujar Asqeriu, Raimonda Bulku, Zamira Kita, Sejfulla Myftari, Laert Vasili, Drilon Hoxha, Dritan Boriçi, Gjergj Doçi, Xhulia Musagalliu, si dhe shumë emra të tjerë të njohur të kinematografisë shqiptare. EGO 2 — Dashuria ka një çmim.